Vendi ku besohet të jenë gjetur mbetjet e ‘MH370’ është lokacion i preferuar i UFO-ve

  • 04 August 2015 - 16:44
Vendi ku besohet të jenë gjetur mbetjet e ‘MH370’ është lokacion i preferuar i UFO-ve

Gjatë javës që sapo e kemi lënë pas është folur shumë rreth gjetjes së mbetjeve të një aeroplani ‘Boeing 777’, që besohet të jetë pikërisht ai i ‘Malaysia Airlines Flight 370’, i cili, pa lënë gjurmë, ishte zhdukur. Vendi ku janë gjetur këto copëza aeroplani gjendet në Oqeanin Indian, saktësisht në ishullin e njohur si Ishulli i Ribashkimit, vend ky që njihet edhe për faktin se në të gjendet njëri prej vullkaneve më aktive në botë. E veçanta e vullkanit, që gjendet në këtë ishull, është se ai fillon të nxjerrë llavë sa herë që vizitohet nga speciet njerëzore, ndërsa, një numër i madh njerëzish, që e kanë vizituar këtë ishull në të kaluarën, kanë raportuar për numrin e madh të UFO-ve, që janë parë në këtë ishull.

(Kosova Sot)