Misteret e pashpjegueshme (1)

  • 29 August 2015 - 19:09
Misteret e pashpjegueshme (1)

Nganjëherë fitohet përshtypja që teknologjia ka përparuar aq shumë, saqë mendohet që ne jemi njerëzit më të përparuar që kanë ekzistuar ndonjëherë dhe që nuk kemi lënë gjë pa zbuluar! Megjithatë, kur shohim misteret nga e kaluara, duhet të ndalemi dhe të mendojmë më mirë rreth këtyre konkludimesh

 

Mozaiku i vijave në KinëImage

Këto vija të çuditshme janë të krijuara me koordinata të sakta: 40°27’28.56″Veri, 93°23’34.42″Lindje. Deri më tani askush nuk ka arritur të gjejë ndonjë informatë për origjinën e këtyre vijave të çuditshme dhe shumë të bukura, të cilat janë gjendur në provincën Gansu Sheng në Kinë. Ky mozaik gjendet në afërsi të Shpellës Mogao, e cila është trashëgimi kulturore e Kinës. E veçanta e vijave të këtij mozaiku është që sado që janë të kthyera, dhe në forma të ndryshme, ato, në një mënyrë të pakuptimtë, arrijnë ta ruajnë proporcionin e njëjtë në mes të këndeve.

 

Kukulla prej guriImage

Në korrik të vitit 1889, në Idaho ishte gjetur kjo skulpturë e vogël, që ngjan me formën e njeriut. Origjina e kësaj lodre,  punuar nga druri, ka shkaktuar debate të shumta në mesin e arkeologëve gjatë shekullit të kaluar, pasi që, përkundër faktit që të gjithë thonë që kjo skulpturë është punuar nga dora e njeriut, fakti që ajo është gjetur rreth 100 metra nën tokë, lë të kuptohet që kjo skulpturë është krijuar në një periudhë kur këmba e njeriut ende nuk kishte shkelur në atë territor. 

 

Kalendari i parë i gurëve Image

Në shkretëtirën e Saharës në Egjipt, gjenden gurët më të vjetur të vendosur në bazë të një rendi të caktuar. Kjo renditje gurësh është bërë mijëra vjet para krijimit të ‘Stonehenge’-t. Para rreth 6.000 vitesh, gurë me lartësi prej rreth tri metrash, janë bartur më shumë se një kilometër për t’u vendosur në këtë hapësirë shkretinore. Shkencëtarët thonë që në të kaluarën kjo pjesë e Shkretëtirës së Saharës ka qenë e populluar nga lloje të ndryshme kafshësh, si dhe nga njerëzit, pasi që, për dallim nga epoka moderne, në të kaluarën në këtë hapësirë ka pasur reshje të konsiderueshme, duke krijuar kështu kushte të përshtatshme për jetesë. 

 

Vidha 300 milionë e vjetërImage

Në verën e vitit 1998, shkencëtarët rusë, të cilët ishin duke investiguar një hapësirë në jugperëndim të Moskës, kishin gjetur një copëz metali, me një vidhë të gdhendur, e cila, pas studimeve të mëvonshme, është vërtetuar të jetë 300-320 milionë vite e vjetër. Gjeologët kanë thënë që në kohën e përpunimit të kësaj vidhe, nuk ka ekzistuar as një formë e jetës, madje as dinozaurët. Vidha, është një centimetër e gjatë dha ka diametër prej tre milimetrash. E veçanta e saj është se vidha është e gdhendur në mënyrë precize.

 

(vijon)