GJËRAT MË TË ÇUDITSHME QË JANË GJETUR NË OBORR NDONJËHERË

  • 16 September 2018 - 15:13
GJËRAT MË TË ÇUDITSHME QË JANË GJETUR NË OBORR NDONJËHERË

Gjendet “Ferrari”, i “varrosur” në një oborr Në vitin 1978, dy fëmijë nga Los Anxhelosi kishin vendosur që ta kalonin kohën duke gërmuar në oborrin e tyre. për habinë e madhe të tyre, ata gjetën një automobil “Dino 246 GTS Ferrari”! Jo lodër, por automobil të vërtetë. Me ndihmën e policisë dhe disa vullnetarëve, vetura u nxor nga dheu. Pas disa hetimeve, u konstatua se ajo veturë ishte vjedhur katër vjet më parë dhe ishte “varrosur” nga hajnat. Pasi që u konstatua se kujt i takonte vetura, atij iu kompensua ajo dhe më pas u nxor në ankand.

Monedhat me vlerë 10 milionë dollarë Të gjithë ne kemi dëgjuar përralla me qypin me lira dhe, pse jo, shpesh, sidomos në këto kohë të krizave, kemi menduar se sa mirë do të ishte që ne ta kishim gjetur një të tillë. Për një çift nga Sierra Nevada, kjo ëndërr përrallore u bë realitet. Pasi që qeni i tyre kishte gjetur monedhat e para, kur kishin gërmuar në vendin e gjetjes, ata kishin gjetur tetë kanistra plot me monedha. Rreth një e treta e monedhave kurrë nuk ishin vënë në qarkullim. Monedhat ishin të arta. Lira hesapi! Kurrë nuk u mor vesh si përfunduan ato nën dhe, në atë oborr shtëpie.

Ai i gjen paratë, e atë e gjen vdekja Në gusht të vitit 2011, Wayne Sabaj ishte një i papunë nga Illinoi, i cili jetonte me të atin. Sabaj ishte duke marrë lulelakra në bahçen e tij, kur gjeti një qese plastike me 150,000 dollarë. I shqetësuar se paratë mund të jenë rezultat i ndonjë plaçkitjeje, ai i dorëzoi ato në polici, me marrëveshjen se, nëse deri në fund të vitit 2012 askush nuk do t’i kërkonte ato, atëherë paratë do të bëheshin të tijat. Ishin një fqinje e Sabaj-it, 87- vjeçja Dolores Johnson, si dhe një pronar i një dyqani pijesh, ata që kishin pretenduar se paratë ishin të tyre. Plaka, e cila pak kohë më pas vdiq, kishte thënë se i kishte gjuajtur paratë për shkak se kishte menduar se ato ishin të mallkuara. Pas vdekjes së saj, pjesën më të madhe të parave e mori e bija e plakës, por një sasi e parave, si shpërblim, u nda edhe për Sabaj-n. Por, ai vdiq 10 ditë para se t’i merrte paratë. Paratë i mori i ati i tij, por më pas edhe ai vdiq nga infarkti, për shkak të mërzisë për të birin. Kur s’ta do – s’ta do!

Fosilet e rënda 500 kile Në vitin 1978, Gary Johnson ishte nxënës i shkollës së lartë “Rolling Hills” në Ranço Palos Verdes, Kaliforni, të cilit sidomos i interesonte arkeologjia. Asokohe, në oborrin e shtëpisë së tij ai kishte parë një gur të çuditshëm, i cili në vete kishte të inkorporuar një asht. Atëherë, me ndihmën e shokëve, ata e nxorën mbi dhe gurin fosil, i cili peshonte rreth 500 kilogramë. Ata thirrën një ekspert, për ta vlerësuar atë që kishin gjetur. Ai tha se kjo gjetje nuk ishte tepër e rëndësishme, prandaj ajo qëndroi aty, në oborr, për më shumë se 35 vjet. Më pas gjetësi pa në TV shitjen e një mostre fosile të spermës së balenës, të gjetur jo fort larg oborrit të tij. pasi që kërkoi një mendim të dytë nga një ekspert tjetër, Johnson mori vesh se fosili të cilin e kishte gjetur ai, ishte 14-16 milionë vjet i vjetër. Ai ishte skeleti i një balene, gjë që është një fosil tepër i rrallë.


(Kosova Sot)