Varreza e braktisur, vendi më i frikshëm në botë

  • 20 September 2018 - 15:16
Varreza e braktisur, vendi më i frikshëm në botë

Kur flitet për vendet e mallkuara, mund të jeni të sigurt se varrezat gjenden në vendin e parë. Por, cili është vendi më i frikshëm në botë? Pa dyshim se varreza “Bachelor Groove”, e cila gjendet në periferi të Çikagos dhe nuk është një varrezë e veçantë. Ajo është varrezë e mallkuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Rrëfimi për këtë varrezë fillon në vitin 1833, kur edhe ishte hapur në periferi të atij që më pas do të bëhej qyteti Çikago. Asokohe qyteti i formuar nga anglezët quhej Bremen. Nuk vonoi shumë dhe varreza në fjalë u braktis, u harrua nga komuniteti. Por, më pas kjo varrezë bëhet qendër e aktiviteteve paranormale.

Disa njerëz bëjnë be të kenë parë shpirtrat sesi shëtisin midis përmendoreve të varrezave. Edhe më të frikshme janë pamjet e fantazmave të fermerëve, të cilët shihen duke e punuar tokën. Në vitin 1984 disa njerëz kanë raportuar se kishin parë fantazma të veshura si murgj. Për shkak të këtyre aktiviteteve paranormale, kjo varrezë vazhdimisht paraqitet në emisionet rreth fantazmave. 

(Kosova Sot)