Shihet një UFO në Juta të Kolorados

  • 13 October 2015 - 18:04
Shihet një UFO në Juta të Kolorados

Ka qenë një reporter TV, me ekipin e kameramanëve, ai i cili ka vërejtur një UFO, duke incizuar edhe pamjet e tij. është bërë e ditur se policia e qarkut dhe ajo lokale kanë hetuar raportimet rreth pamjes së UFO-ve, por kanë thënë se nuk kanë vërejtur asnjë anomali aty.

Por, ka shumë dëshmitarë të Kolorados, të cilët thonë t’i kenë parë UFO-t si ditën, po ashtu edhe natën. Që nga 1 shtatori i këtij viti, ka pasur rreth 27 raportime të UFO-ve. Të paktën 11 nga këto raportime kanë të bëjnë me të njëjtin UFO, gjë që e rrit probabilitetin që ai të ketë qenë me të vërtetë një UFO, e jo ndonjë mashtrim i dikujt.

“Google” është duke zhvilluar projektin “Loon” me mision që të ofrojë qasje të internetit në zonat rurale, ku edhe raportohen më së shpeshti “takimet” me UFO-t.