A ishin jashtëtokësorë pamjet e kapura nga teleskopi?

  • 27 November 2015 - 09:16
A ishin jashtëtokësorë pamjet e kapura nga teleskopi?

Janë vërejtur drita të çuditshme në Hënë dhe ende nuk dihet se çka po i shkakton ato.

Shumë shpesh fenomenet e tilla janë ndërlidhur me jashtëtokësorë dhe me aktivitete të tyre në Hënë. Mirëpo, një shpjegim i mundshëm për këto drita mund të jetë edhe fenomeni i njohuri si ‘Fenomeni i Aktivitetit Lunar', transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky fenomen shkakton një dritë jetëshkurtër ose një ndryshim të përkohshëm në sipërfaqen e Hënës.

Fenomeni i aktivitetit lunar ndryshon pamjen e sipërfaqes së Hënës, duke filluar nga një pamje turbullt, pastaj merr ngjyrë të kuqe, e cila më pas ndërrohet në ngjyrë të gjelbër, të kaltër ose të vjollcë, pas kësaj ajo lëshon një dritë të hatashme dhe përfundimisht errësohet.

Është e mundshme që këto pamje që janë kapur nga teleskopët të mos jenë pamje të aktiviteteve në Hënë, pasi që në mes të teleskopit dhe të Hënës ka objekte të tjera që mund të kenë shkaktuar këtë dritë. 

(Kosova Sot)