Zhurmat misterioze që po i shqetësojnë amerikanët

  • 27 November 2015 - 13:26
Zhurmat misterioze që po i shqetësojnë amerikanët

Herë pas here raportohet për zhurma shpërthimesh, të cilat dëgjohen në anë të ndryshme të globit, megjithatë origjina e këtyre shpërthimeve kurrë nuk është bërë e ditur. Hulumtues e shkrimtarë të shumtë janë munduar që ta shpjegojnë arsyen që shkakton këto zhurma misterioze, duke u mbështetur në ligjet e ndryshme të fizikës, mirëpo, sot e kësaj dite, të thënat e tyre kanë mbetur thjesht teori, që nuk janë vërtetuar asnjëherë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky fenomen është kthyer përsëri në skenë kohëve të fundit, pasi që gjatë vitit 2014 është raportuar për një numër të madh të zhurmave të tilla, e që në disa raste janë përcjellë edhe nga ndonjë termet, ndonëse jo me intensitet të lartë.

Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë sa i përket raportimeve të tilla, pasi që prej muajit shkurt deri më tani, nuk ka kaluar asnjë muaj pa pasur me dhjetëra raportime për “eksplodimet misterioze”. 

(Kosova Sot)