Lind djali me këmbë si të sirenës së detit

  • 28 November 2015 - 09:56
Lind djali me këmbë si të sirenës së detit

A kemi këtu të bëjmë me një deformim të rrallë të lindjes, apo me mashtrim? Është vështirë të thuhet. Por, ajo që shihet, është një fëmijë, me këmbët e ngjitura deri te shputat. Sikur të ishte një sirenë e vërtetë nga legjendat e lashta antike. Kjo fotografi kohëve të fundit është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku fëmija që shihet në foto ka lindur në spitalin shtetëror “Suntreso” në Kumasi të Ganës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas artikullit, bebja ka lindur me deformitete të qarta, ku i mungojnë organet gjenitale dhe të dy këmbët i ka të ngjitura sikur të ishte sirenë. Autoritetet e spitalit nuk kanë pranuar që të diskutojnë rreth këtij rasti, prandaj nuk dihet as se a ka mbijetuar ky fëmijë, apo nuk ka mbijetuar.

Gjërat që të bëjnë të dyshosh në vërtetësinë e këtij tregimi, është se edhe pse ka lindur në Ganë të Afrikës, fëmija duket aziatik. Ky deformim në mjekësi quhet sirenomielia dhe haset shumë rrallë. 

(Kosova Sot)