Paralajmërohet lansimi i satelitit, që do t’i hetojë UFO-t

  • 29 November 2015 - 21:45
Paralajmërohet lansimi i satelitit, që do t’i hetojë UFO-t

Ashtu siç ishte paralajmëruar para disa ditësh, hetuesit e UFO-ve dhe dukurive të tjera paranormale më në fund do ta kenë një mbështetje të fuqishme në hapësirë. Bëhet fjalë për një satelit, që do të dërgohet në hapësirë me një qëllim të vetëm: identifikimin dhe fotografimin e UFO-ve që shihen në hapësira ajrore. E mira e gjithë kësaj është që sateliti as nuk do të financohet e as nuk do të menaxhohet nga agjencitë ajrore dhe qeveritë e ndryshme. Drejtuesit e këtij projekti kanë thënë që besojnë që qeveritë e ndryshme deri më tani kanë pasur për qëllim që ta fshehin nga masa ekzistencën e UFO-ve e në anën tjetër nuk kanë reshtur së hetuari veprimtarinë e tyre. Si rrjedhojë, nëpërmjet këtij projekti ata mëtojnë ta informojnë publikun e gjerë për ekzistencën e UFO-ve dhe jashtëtokësorëve në përgjithësi. Projekti do të financohet nga njerëzit, të cilët vazhdojnë të japin donacione.

(Kosova Sot)