A ishte kont Dracula megjithatë anglez?

  • 06 February 2016 - 16:27
A ishte kont Dracula megjithatë anglez?

Një libër i ri thotë se vampiri më i famshëm në botë mund të mos e ketë pasur prejardhjen nga Transilvania. Për një kohë të gjatë ishte menduar se antagonisti gjakpirës nga romani i famshëm i Bram Stoker-it, të vitit 1897, me titull 'Dracula', ishte frymëzuar nga Vlad Ngulitësi – princi i Valahisë së shekullit XV – por, tani autori Andy Struthers sugjeron se vampiri famëkeq në fakt nuk ishte bazuar te Vladi, por te veprat e priftit dhe romancierit Sabine Baring-Gould, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas Struthersit, Broker erdhi me personazhin e tij gjakpirës pasi që lexoi librin ''Lycanthropy: the study of Werewolves", si dhe tregimin me vampirë, "Margery of Quether".

Libri i Struthers-it, me titull "Dracula Incarnate: Unearthing The Definitive Dracula", pritet që të dalë kah fundi i këtij viti. Vetë autori pranon dhe thotë se të diskutosh rreth origjinës së Dracula-s është njësoj sikur të diskutosh rreth origjinës së Babadimrit. 

(Kosova Sot)