Shkencëtarët kanë zbuluar galaktika të fshehura prapa Kashtës së kumtrit

  • 13 February 2016 - 23:06
Shkencëtarët kanë zbuluar galaktika të fshehura prapa Kashtës së kumtrit

Ky zbulim mund të ndihmojë në shpjegimin e regjionit Tërheqësit të madh, i cili duket se është duke tërhequr Kashtën e kumtrit, dhe me qindra mijëra galaktika të tjera kah vetja me një forcë gravitacionale të barabartë me 1 milion diej, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me qindra galaktika të fshehura, të afërta, janë studiuar për herë të parë, duke hedhur kështu dritë ndaj anomalisë misterioze gravitacionale të quajtur Tërheqësi i madh. Përkundër asaj se gjenden vetëm 250 milionë vite të dritës larg Tokës, gjë që në kuptimin astronomik është shumë afër, galaktikat e reja deri tash vonë nuk mund të shiheshin për shkak se fshiheshin prapa galaktikës tonë Kashta e kumtrit. Shikimi i tyre u bë i mundur me përdorimin e radio teleskopit “CSIRO Parkes”, të pajisur me një marrës inovativ.

(Kosova Sot)