
Kafshët më të vjetra në botë

Sfungjerët e detit kanë ekzistuar shumë kohë para njerëzve, peshkaqenëve apo dinozaurëve. Për më tepër, sfungjerët me gjasë kanë qenë kafshët e para në Tokë, gjë që tani është konfirmuar edhe nga një studim i Institutit teknologjik në Masaçusets. Shkencëtarët kanë dëshmuar se, një molekulë nga një gur i vjetër 640 milionë vjet nga fundi i detit, e ka prejardhjen nga sfungjerët e detit, transmeton gazeta kosova Sot Online.
Kjo dmth se organizmat shumëqelizorë kanë ekzistuar të paktën 100 milionë vjet para shumicës së kafshëve, të cilat janë krijuar gjatë shpërthimit kambrik. Duke u marrë me punë detektivësh në “pemën e evolucionit”, kërkuesit shkencorë ia kanë dalë që ta eliminojnë mundësinë që molekula është produkt i metabolizmit të algave të lashta.
“Kemi përdorë dëshmitë paleontologjike dhe gjenetike, për të konstatuar se bëhet fjalë për formën molekulare të sfungjerëve”, ka thënë një shkencëtar.
(Kosova Sot)