Gjenden tre planetë të ngjashëm me tokën

  • 04 May 2016 - 08:19
Gjenden tre planetë të ngjashëm me tokën

Një grup shkencëtarësh ndërkombë- tarë ka zbuluar tre planetë të madhësisë së Tokës, të cilët mund të jenë kandidatë potencialë për jetë. Sistemi i sapozbuluar gjendet rreth 40 vite të dritës larg Tokës. Edhe pse kjo mund të duket një distancë tepër e madhe, ajo në përmasat kozmike konsiderohet mjaft e afërt. "Gjuetarët" në planetë i kanë gjetur këto 'bota' afër një ylli xhuxh super të ftohtë, i cili është tepër i dobët sa që të paraqitej në kërkimet e rëndomta të ekzoplanetëve,shkruan gazeta Kosova Sot. 

Dy prej këtyre tre planetëve kanë masë përafërsisht sa të Tokës dhe iu duhen dy ditë tokësore që të sillen rreth yllit të madhë- sisë së Jupiterit. Planetët gjenden tepër afër yllit të vet, për të qenë tërësisht të banueshme, por ekspertët thonë se mund të ketë vende të përshtatshme për jetë. Sa i përket planetit të tretë, nuk ka ende mjaft të dhëna.  

(Kosova Sot)