Ish agjenti i SHIK-ut zbulon paraskenat e arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë: Ky është kulmi i mashtrimit, Prokuroria ka fjetur vite të tëra së bashku me krimin, tash po zgjohet për ta luftuar

  • Naim Miftari /
  • 28 February 2021 - 07:48
Ish agjenti i SHIK-ut zbulon paraskenat e arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë: Ky është kulmi i mashtrimit, Prokuroria ka fjetur vite të tëra së bashku me krimin, tash po zgjohet për ta luftuar

Shkruan: Naim Miftari

Sipas disa të dhënave që i posedoj ky aksion në Ministrinë e Bujqërisë është vetëm tentim për të parandaluar një aksion tjetër matë madh që planifikohej pas formimit të qeveris së re ku target do të ishin politikan të nivelit të lart dhe disa ministra e ish ministra, jo vetëm të bujqësisë, sepse dihet shumë mirë se nuk ka tender që nuk merret 20% ryshfet nga politikanët e zyrtarët shtetëror. Askush nuk mundë ta di se çka është hajnia e madhe me miliona pa u hetuar magjistralet, rrugët rajonale dhe shtrimi i asfaltit. Pastaj vjen ndërtimi i urave dhe i shkollave, objekteve shtetërore, ku pos kryetarit të shtetit, kryetarëve të partive politike, ka raste kur janë korruptua edhe zyrtar ndërkombëtar e ndonjë ambasador perëndimor.

Që 20 vite është bërë një El Dorado e korrupsionit dhe krimit të organizuar politik nga lidhja e zyrtarëve shtetëror me krimin, dhe e kanë bërë Kosovën një shtet ku ligji funksionon vetëm kundër disa qytetarëve të varfër dhe qytetareve të pa krah, kurse kur vjen puna te kriminelët e nivelit të lartë, zakonisht politik, institucioneve të sundimit të ligjit, prokurorisë, hetuesisë, e gjyqësisë nuk ju njihet zëri fare! Dënimet qesharake me kusht të para ca kohësh e tregojnë më se miri gjendjen ku i kemi sot institucionet e sundimit të ligjit, duke filluar me gjyqësinë, policinë dhe prokurorinë e shtetit. Sa i përket spektaklit mediatik televiziv që e kemi parë së fundi, e kur thuhet se me kohë ishte duke u përcjellë rasti nga policia e prokuroria, atëherë shtrohet pyetja pse në të njëjtën kohë kur ishte duke u kryer operacioni krye prokurorit tregon jo profesionalizëm në mënyrën e sjelljes. Nëse këtë lidhje të krimit të organizuar nuk e ka ditë policia dhe prokuroria deri para pak muajsh apo ditësh, atë e ka ditur krejt Kosova se që nga pas lufta janë marr përqindje për të përfituar ndonjë mbështetje me grante dhe subvencione nga Ministria e Bujqësisë. Në ministrin e Bujqësisë nuk bëhet fjalë vetëm për një rast me 400.000 euro por janë vjedh qindra miliona euro si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal. Akoma më e tmerrshme është gjendja me korrupsion në sektorin ë bujqësisë me subvencionet që ndahen nëpër komuna ku vjedhja dhe ryshfeti shkojnë tmerrësisht pa asnjë kontroll. Nuk është vetëm aty këtu ndonjë zyrtar apo ministër por është vjedhur dhe po vazhdon të vidhet edhe sot pa ndalë. Edhe pse janë ndërruar ministrat e partitë politike hajnia nuk ka ndaluar kurrë. Sipas mendimit tim përgjegjësia shkon edhe deri te Lumezi i cili ka fjetur qe 6 vite në gjumin dimëror, kurse sot kur kanë përfunduar zgjedhjet dhe dy shefat e vetë Lumezi i ka në burgun e Hagut, e din shumë mirë se do të ndërrohet nga ajo pozitë, prandaj ky është tentim për ta përmirësuar imazhin e vetë.

Kosova që 20 vite është bërë një El Dorado e korrupsionit dhe krimit të organizuar politik nga lidhja e zyrtarëve shtetëror me krimin, dhe e kanë bërë Kosovën një shtet ku ligji funksionon vetëm kundër disa qytetarëve të varfër dhe qytetareve të pa krah, kurse kur vjen puna te kriminelët e nivelit të lartë, zakonisht politik, institucioneve të sundimit të ligjit, prokurorisë, hetuesisë, e gjyqësisë nuk ju njihet zëri fare!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".