Arrat e reja: Ilaç natyral që pastron gjakun dhe zbut reumën

  • A.P /
  • 22 April 2021 - 12:20
Arrat e reja: Ilaç natyral që pastron gjakun dhe zbut reumën

Arrat (lat. Juglans regia) përdoren në shumë mënyra, më së shpeshti si shtesë për ëmbëlsira, sallata, por edhe për përgatitjen e melhemeve. Mirëpo, pak dihet për gjethet e reja të tyre, si dhe frutat e papjekur, që mund të ndihmojnë te shumë sëmundje. Në popull njihet si pastrues i gjakut, por edhe për shërimin e sëmundjeve të mushkërive, zorrëve, forcimin e muskujve dhe shikimin. Në banjë dhe si kompresë përdoret kundër plagëve të infektuara dhe ekzemës, sëmundjet e lëkurës, infeksionin e syve. Si vaj është i mirë për flokë, e mbron edhe nga të ënjtjet si pasojë e diellit. Bërthama përmban 65 për qind vaj, proteina, karbohidrate, fosfor, kalium, magnez, vitamina B dhe C, hekur. Arrat e reja, të gjelbra, janë të pasura me vitamina C, prandaj përzihen me mjaltë dhe u jepen të sëmurëve, atyre anemikë sidomos

DJERSITJA E SHPUTAVE

Në dy litra ujë shtoni pesë lugë të mëdha me gjethe të imtësuara të gjetheve të arrës dhe lëvoren e re të tyre. Ujin e vloni për dhjetë minuta. Kur përmbajtja të jetë e vakët, më pas i futni këmbët. Pas larjes mos i thani, por i lini të thahen në ajër.

PËR FORCIMIN E FLOKËVE

Në makinën për bluarjen e arrave, bluani dhjetë bërthama të arrës, e më pas i vendosni në alkool prej 96 për qind. Shishen e mbyllni mirë dhe e mbani në vend të ngrohtë. Me këtë lëng, për çdo natë i bëni masazh lëkurës së kokës e më pas e thani.

KUNDËR DHIMBJEVE

Përzieni një litër vaj ulliri me 10 lugë të mëdha gjethe të bluara të arrës. Masën për një muaj e lini në një vend të ngrohtë, duke e përzier çdo ditë, e më pas bëni masazh vendeve ku ndjeni dhimbje.

ME MJALTË

Në kombinim me mjaltë, arrat janë ilaç natyral pasi që organizmit ia sigurojnë vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrat. Përgatitet duke përzier 500 gramë mjaltë të livadheve me 500 gramë arra të bluara dhe një limon. Ky ilaç merret në çdo tri ditë, nga tri deri katër lugë, deri në shërim.

(Kosova Sot Online)