Tavë Prizreni me bamje
Përbërësit:
1 kg bamje
500 kg mish viçi
2 domate
2 qepë
200 gr gjalp
2 limona
Kripë
Piper të zi
Piper të kuq
Përgatitja:
Në një tigan hedhim gjalpin dhe në të kavërdisim mishin e prerë në copa së bashku me qepën, kripën, piperin e kuq dhe domatet.
Ndërkohë që pastrojmë mirë bamjet dhe i lëmë rreth 30 minuta në lëng të limonit. Pasi i kullojmë, i japim një valë dhe ia shtojmë mishin të përgatitur me qepë dhe domatet.
i hedhin në një tave dhe i fusim në furrë për 30 minuta në temperaturën 180 gradë.
(Kosova Sot)