Reçeta e Cekës- Roladë mozaik - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės- Roladė mozaik

Reēeta e Cekės- Roladė mozaik

PËRBËRËSIT PËR PATISHPAN: 6 vezë, 6 lugë sheqer, 6 lugë miell, 1 qeskë sheqer vanileje.

FILLI: 300 gr biskota të bluara (“plazma”), 1 portokall, 250 gr zhele bonbone të grimcuara, 200 gr rrush të thatë të ulur në ujë dhe rum, 300 gr arra të grimcuara, 150 gr çokollatë të grimcuar, 200 gr gjalpë të zbutur, 4 vezë, 150 gr sheqer pluhur. Përgatitet dhe piqet patishpani në tepsi katrore shporeti. Përmbyset në pecetë të lagur. Largohet letra dhe mbulohet me të. Tundet gjalpi me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur së bashku në masë të njëllojtë. Shtohen lëngu i portokallit dhe lëvorja e kaluar në rende. Duke e përzier masën gradualisht, hidhen biskotat e bluara, arrat e grimcuara, rrushi i kulluar, çokollata e grimcuar dhe zhele bonbonet e prera imët. Veçan tunden të bardhat e vezëve në shkumë të dendur dhe përzihen me lugë me masën e përgatitur, gjersa filli të bëhet i njëllojtë. Patishpani pritet skajeve që të rrafshohet dhe masa e fillit vendoset në mes të patishpanit në formë të sallamës. Me kujdes mbështillet filli, duke i bashkuar skajet e patishpanit dhe duke ngjitur njërin me tjetrin. Shkrihen 100 gr çokollatë me 4-5 lugë qumësht, 3 lugë vaj dhe hidhet mbi sipërfaqen e roladës duke lyer atë . Mbi hidhen arra të grimcuara. Rolada ftohet mirë, pastaj pritet në copa trashësie 1 centimetër e gjysmë. Me të njëjtin fill mund të përgatitet edhe torta “bombë”. Në këtë rast patishpani vendoset në enë me fund sferik, mbushet me fill dhe mbulohet me patishpan. Pasi të ftohet në frigorifer me ngrirje të thellë, përmbyset në pjatë për tortë dhe zbukurohet sipas dëshirës ose duke ia dhënë formën e topit të basketit, futbollit etj. ËMBËLSIRAT 

(Kosova Sot)

47 minuta më parë