Reçeta e Cekës - Kanape të ndryshme (senduiçë të zbuluar) - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės - Kanape tė ndryshme (senduiēė tė zbuluar)

Reēeta e Cekės - Kanape tė ndryshme (senduiēė tė zbuluar)

Si darkë ose shërbim pikant për mysafirë që befasojnë.

1. Buka e zezë lyhet me gjalpë ose margarinë, me mustardë dhe pashtetë. Përreth vendosen kokrra ulliri dhe qepujka. Mbi u hidhen lajthi të grimcuara.

2. Buka e shtëpisë lyhet me gjalpë ose margarinë. Mbi palosen copa proshute të prera hollë. Shampinjonet spërkaten me lëng limoni dhe u hidhet majonezë. Me to zbukurohen senduiçët dhe sipër u hidhet piper i bluar.

3. Rriskat e bukës lyhen me gjalpë ose margarinë. Sipër u hidhet majdanoz i grirë hollë, e mbi të palosen rrathët e vezëve të ziera dhe disa rrathë domateje. Kriposen, zbukurohen me sardele dhe majdanoz

4. Lyhet buka e zezë me majonezë dhe i hidhen grimca speci. Mbi radhiten copat e suxhukut të prera në rrathë të hollë. Në mes palosen në formë gërshete copat e specit të kuq turshi, të prera hollë, rrathë qepe dhe kopër.

5. Tunden dy copa djathë të freskët me 2 dcl ajkë, gjysmë gote jogurt, pak piper dhe hudhër e shtypur. Lyhen copat e bukës së zezë, mbi u hidhen qimnon dhe copa të vogla proshute.

6. Copat e bukës së bardhë lyhen me mustardë, pastaj me margarinë. Mbi vihet një fletë sallate e gjelbër, e mbi të disa copa sardeleje. Zbukurohen me rrathë qepësh e majdanoz.

7. Buka e thekur lyhet me gjalpë ose margarinë, kriposet, i hidhen piper i zi dhe specall. Mbi vihen rrathët e suxhukut dhe të trangujve.

8. Buka e thekur lyhet me gjalpë ose margarinë. Mbi hidhen salmon i tymosur, vezë të fërguara dhe mbi to qepë të njoma, moskat dhe piper.

9. Copat e bukës së thekur lyhen me margarinë. Mbi vihen rrathët e pashtetës së mëlçisë. Zbukurohen me feta molle dhe koktej qershie.

(Kosova Sot)

15 orë e 38 minuta më parë