Reçeta e Cekës - Ëmbëlsirë me mollë

  • 20 January 2017 - 19:54
Reçeta e Cekës - Ëmbëlsirë me mollë

PËRBËRËSIT:

3 vezë, 300 gr. sheqer, 1 sheqer vanile, 1 margarin i zbutur ose shkrirë, 1 lëvore limoni në rende, 700 gr. miell, 2 kg. mollë të tharta, 100 gr. sheqer.


Mollat e qëruara kalohen në rende. Shtohet sheqer dhe lëngu i ½ limonit. Në enë tjetër, tunden vezët me sheqer, shtohen margarina, vanila, lëvorja e limonit e kaluar në rende dhe mielli me pluhur paste. Brumi ngjeshet pak dhe ndahet në dy pjesë. Njëra pjesë shtrohet në tepsi shporeti të lyer me yndyrë, e mbi të hidhen mollat e përgatitura më parë. Mbi mollë shtrohet pjesa tjetër e brumit, e shtruar në një plastmasë të prerë sipas madhësisë së tepsisë, e e cila hidhet me kujdes mbi mollë. Piqet në furrë me temperaturë 200 grad C. në fillim, pastaj temperatura ulet në 170 gr. C. Pasi të largohet nga furra e të ftohet pak, i hidhet sheqer pluhur dhe pritet në katrorë të vegjël. 

(Kosova Sot)