Reçeta e Cekës- Punç me vezë

  • 16 February 2017 - 19:58
Reçeta e Cekës- Punç me vezë

PËRBËRËSIT: 3 vezë, 1 limon, 1/4 lit çaj të cejloni, 50 gr sheqer, 1 litër verë e bardhë, 2 gota likeri rum.

Lëngu i limonit përzihet me sheqer. Shtohen çaji i ftohtë, vera dhe vezët një nga një, duke i tundur vazhdimisht mbi avull, por duhet pasur kujdes që ato kurrsesi mos të vlojnë. Në fund shtohet rumi, përzihet mirë dhe shërbehet.

(Kosova Sot)