Reçeta e Cekës- Kifle të ëmbla - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės- Kifle tė ėmbla

Reēeta e Cekės- Kifle tė ėmbla

PËRBËRËSIT: 4 filxh. k. vaj, 2 filxh. k. verë e bardhë ose birrë, lëvore e 1 limonit, afro 700 gr. miell, 1 pluhur paste, 30 gr. arra të grimcuara, 30 gr. arra të bluara. SHERBETI: 250 gr. sheqer, 2 q. sheqer vanile, 1 gotë ujë. Në përzierje vaji dhe birre, hidhet mielli i përzier me pluhur paste dhe lëvore limoni. Brumi i butë ngjeshet mirë. Ndahet në 5 pjesë të cilat rrahen në tavolinë duke i gjuajtur për tavoline nga 50 herë. Brumi i rrahur hapet në madhësi të një pjate dhe pritet në tet pjesë. Në çdo kifle vehet nga një lugë e vogël arra të grimcuara dhe mbështillet në formë roleje. Njëlloj veprohet me pjesët e tjera të brumit. Rradhiten në tepsi të lyer me yndyrë, në 4 rradhë nga 10 kifle. Piqen në furrë me temp 180 gradë C gjersa të fillojë një skuqje e lehtë. Sherbeti përgaditet me 250 gr. sheqer dhe një gotë ujë e dy van. sh. Pasi të vlojë 2-3 min. largohet sherbeti nga zjarri dhe me lugë hidhet mbi çdo kifle të vakët. Mbi hidhen arra të bluara. 

(Kosova Sot)

16 orë e 20 minuta më parë