Reçeta e Cekës - Paragjellë me djath të njomë

  • 21 March 2017 - 12:11
Reçeta e Cekës - Paragjellë me djath të njomë

Troshiten ose bluhen me mikser djathërat,pastaj shtohen qepa e bardhë e prerë imët, hudhra e shtypur, piperi.Gjalpi I zbutur tundet ose shtypet me pirun. Shtohen mustardë, konjak,kripë sipas shijes dhe pak piper.Pritet kapaku I bukës. Pjesa e poshtme e bukës lyhet me gjalpë të zbutur të përzier.raporton Gazeta Kosova Sot

Mbi vendoset një pjesë e përshutës së prerë hollë. Mbulohet me pjesën e sipërme të bukës. Buka lyhet mbi dhe anash me djathin e përzier. Zbukurohet me përshutë në role, tranguj turshi, qepë të kuqe të prerë në rrathë, bukë të prerë, rrepka të kuqe, dhe lulelakër të gjelbërt ose majdanoz.

PËRBËRSIT: 1 bukë e vrukët e rrumbullakët, 500 gr djath të njomë të yndyrshëm, 150 gr djath lope, 125 gr gjalpë, 1 qepë, 1 qepë e kuqe, 1 tubë qepë të njoma, 1 lugëz mustardë, 1 thelp hudhre,piper, 1 lugë viski ose vinjak, 300 gr salmon i tymosur ose përshutë viçi, 12 tranguj të vegjël turshi, 12 rrepka të kuqe, 12 rriska të holla buke të prera në formë gjysëm hëne, majdanoz ose lulelakër e gjelbërt.

(Kosova Sot)