Reçeta e Cekës- Supë me oriz

  • 22 March 2017 - 11:57
 Reçeta e Cekës- Supë me oriz

PËRBËRËSIT:

Tri e katërta e gotës oriz, 250 gr mish të bluar, 2 lugë gjalpë, 2 qepë, 2 gota lëng domateje, 2 katrorka për supë, 4 gota ujë, kripë, piper, fletë dafine.

Qepa grihet imët ose kalohet në rende dhe së bashku me mishin e bluar fërgohet në yndyrë të nxehtë. Sa të zverdhen qepët, shtohen katrorkat për supë, orizi, kripa, piperi, dafina, hidhet ujë i nxehtë dhe supa zihet në zjarr të ngadaltë, gjersa të fryhen kokrrat e orizit. Hidhet lëngu i domateve, vlohen së bashku edhe 5 minuta dhe supa derdhet në supore ku do të shërbehet, kurse mbi i hidhet majdanozi i grirë hollë. 

(Kosova Sot)