Reçeta e Cekës - Troftë me mazë

  • 24 March 2017 - 08:42
Reçeta e Cekës - Troftë me mazë

PËRBËRËSIT:

4 trofta nga 400 gr, 100 gr proshutë të yndyrshme, 3 thelpinj hudhre, majdanoz, vaj, 150 gr mazë, kripë, piper.

Peshku pastrohet, lahet dhe kullohet mirë. Kriposet, i hidhet piper dhe mbushet me proshutë të grimcuar, hudhra e majdanoz të grirë hollë. Mbyllet me rrëmojëse dhe piqet në furrë të nxehtë në enë me vaj. Peshku i pjekur vendoset në enë ovale, kurse mbi i hidhet mazë e shkrirë. Zbukurohet me feta limoni domate dhe sallatë të gjelbërt. Shërbehet me mazë të shkrirë e pjekur në furrë.

(Kosova Sot)