Reçeta e Cekës- Mollë të mbështjella me brumë

  • 23 April 2017 - 19:04
 Reçeta e Cekës- Mollë të mbështjella me brumë

PËRBËRËSIT:

300 gr miell, 200 gr gjalpë, në majë të gishtërinjve kripë, 6 lugë ujë të ftohtë, disa mollë, 2-3 lugë marmelatë, 200 gr arra, bajame ose lajthi të copëtuara.

Nga mielli, gjalpi i zbutur, kripa dhe uji, gatuhet brumi. Ngjeshet mirë dhe futet në frigorifer për 1 orë. Mollët e lara qërohen, u largohen farat dhe mbushen me përzierjen e marmelatës dhe të arrave. Brumi hollohet dhe pritet në formë të rrumbullakët me diametër 20-25 centimetra (përdoret pjata e madhësisë së duhur). Mollët vihen në mes të brumit dhe mbështillen me brumë. Skajet e brumit lyhen dhe ngjiten duke i lagur me ujë . Mollët vihen në tepsi dhe futen në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 35-40 minuta. Servohen të ftohura. Edhe dardhët njëlloj mund të mbështillen. 

(Kosova Sot)