Reçeta e Cekës - Tatli e shpejtë

  • 25 April 2017 - 21:17
Reçeta e Cekës -  Tatli e shpejtë

PËRBËRËSIT: 2 vezë, 2 filxhanë sheqer, 2 filxhanë vaj, 15 lugë miell, 1 lugë çaji sodë buke e përzier me 4-5 pika limoni ose 1 pluhur paste. SHERBETI: 800 gr sheqer, 1 lit ujë, 1 sheqer vanilje, pak lëng limoni. Në masën e vezëve të përziera me sheqer, shtohet vaji. Pasi të përzihet mirë, kësaj mase i shtohen mielli me sodë dhe vanilje, duke pasur kujdes që brumi të jetë i butë. Në tepsi të lyer me yndyrë, radhiten topthat e sheshuar dhe tepsia futet në furrë me temperaturë 170 gradë C. Pasi të piqet, tatlia e nxehtë përvëlohet me sherbët të nxehtë. 

(Kosova Sot)