Reçeta e Cekës - Poça

  • 27 April 2017 - 15:32
Reçeta e Cekës - Poça

PËRBËRËSIT: 250 gr margarinë, 1/2 filxhan kafeje vaj, 2 vezë, 1 e verdhë veze, 5 lugë kos, 1 lugë çaji sodë buke, kripë, susam, miell, djathë, majdanoz.
Margarina e zbutur tundet me vezë. Shtohen kripë, kos, miell aq sa të gatuhet një brumë i butë. Gjersa të pushojë pak brumi, djathi shtypet dhe përzihet me majdanoz të grirë hollë. Brumi ndahet në kuleç të vegjël, sheshohen me dorë, lyhen me vaj, në mes hidhet djathë i troshitur me majdanoz dhe mbyllen kiflet duke patur kujdes që skajet të mbyllen mirë. Radhiten në tepsi të lyer me yndyrë, lyhen me të verdhë veze dhe mbi u hidhet susam. Piqen në furrë me temperaturë 200 gradë Celsius për afro 15 minuta 
 

(Kosova Sot)