Reçeta e Cekës - Torte ditë e natë

  • 29 April 2017 - 19:28
Reçeta e Cekës - Torte ditë e  natë

PËRBËRËSIT:
 175 gr miell,
 1 lugëz pluhur paste,
 175 gr sheqer pluhur,
 175 gr margarinë të zbutur,
 3 vezë,
 1 sheqer vanileje,
 1 lugë kakao,
 1 lugë kafe të bluar,
 100 gr çokollatë të shkrirë,
 450 gr marcipan të gatuar.
Nxehet furra në 190 gradë Celsius. Përgatitet brumi nga mielli me pluhur paste, sheqeri, margarina
dhe vezët. Brumi ndahet në dy pjesë. Njërës pjesë i shtohet vanilja, tjetrës kakaoja dhe kafeja.
Veçan, njëri dhe tjetri brumë përzihen mirë me mikser. Brumi i bardhë rrafshohet në kallëp të gjatë
e të ngusht, të shtruar me letër të yndyrshme. Piqet 15 minuta. Njëlloj piqet edhe brumi i zi. Pasi të
ftohen, priten skajet, në mënyrë që të jenë dy katërkëndësha të rregullt. Çdonjëri pritet për së gjati.
Gjysmat lyhen me çokollatë të shkrirë. Me çokollatë të shkrirë lyhen gjysmat edhe mbi sipërfaqe,
kurse mbi to vendosen me ngjyrë të kundërt njëra mbi tjetrën dy gjysmat e tjera të lyera me çokollatë.
Marcipani shtrihet në një gjatësi, sa të mbështjellë tortën. Torta vendoset në mes të marcipanit
dhe mbështillet duke i bashkuar të dy pjesët e marcipanit në mes. Torta vendoset nga anët e
bashkuara në pjatë. Zbukurohet sipas dëshirës me marcipan të ngjyrosur me ngjyrë ëmbëlsirash.
Në mungesë të brumit-marcipan, torta lyhet mbi dhe anash me ajkë të tundur.

(Kosova Sot)