Reçeta e Cekës - Bukë me rrush të thatë

  • 08 May 2017 - 15:40
Reçeta e Cekës - Bukë me rrush të thatë

PËRBËRËSIT: 1/2 kg miell, 1 lugë e mesme maja, 1/4 lit qumësht, 100 gr gjalpë i zbutur, 2 vezë, 1 lugë supe sheqer, pak kripë, 1 lëvore limoni në rende, 100 gr rrush të thatë, 2 lugë rum. Rrushi ulet në rum. Maja zinet me pak qumësht të vakët, sheqer, miell dhe vendoset në vend të vakët 15 minuta. Maja e ardhur derdhet në miellin e situr ku shtohen qumësht, gjalpë, sheqer, vezë, kripë dhe lëvore limoni. Brumi ngjeshet mirë, pastaj duhet të vijë 35-40 minuta. Në brumin e ardhur përzihet rrushi i kulluar dhe nga brumi bëhet formë e bukës sipas dëshirës. Pasi të vijë 15 minuta, piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C për 50- 60 minuta. 10 minuta para se të përfundojë pjekja, lyhet me vezë të tundur.  

(Kosova Sot)