Reçeta e Cekës- Pulë në çervish - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės-  Pulė nė ēervish

Reēeta e Cekės- Pulė nė ēervish

PËRBËRËSIT: 1 pulë, 100 gr gjalpë, 4 lugë miell, 2 thelpinj hudhre, 1 lugë uthull, kripë, piper, majdanoz. . Pritet pula në pjesë, vihet në tenxhere me ujë të ftohtë, hidhet kripë dhe erëza sipas shijes, mbulohet me kapak dhe zihet në zjarr të mesëm. Mishi i zier largohet nga supa, kullohet dhe çdo copë mishi përmillet e skuqet në yndyrë. Vihet në enë ovale të nxehtë. Në yndyrë ku është skuqur mishi, shtohen 4 lugë miell dhe sa të zverdhet mielli, hidhen hudhrat e shtypura për t’u fërguar 5 sekonda.

Mejanja shuhet me supën e mishit të zier, përzihet mirë që të mos mbesin kokrra mielli, shtohet uthulla dhe përzihet mirë. Mbulohet me kapak, vlohet një kohë në zjarr të ngadaltë, pastaj rregullohet me piper, majdanoz të grirë hollë, hidhet mbi mish të skuqur dhe shërbehet. Variant: Pasi të përgaditet qervishi e të vendoset në tepsi, rradhiten copat e mishi mbi të. Hidhet pak vegetë dhe ena futet në furrë të nxehtë gjersa të skuqet mishi në sipërfaqe

20 orë e 24 minuta më parë