Reçeta e Cekës- Antipastë e mirë me shtresa

  • 26 June 2017 - 09:31
 Reçeta e Cekës- Antipastë e mirë me shtresa

Mishi zihet në ujë me kripë dhe grimcohet. Shtrihet në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi mish rradhiten copat e proshutës të prera hollë dhe në pjesë më të vogla. Mbulohet me kaçkavall të prerë hollë. Kërpudhat priten në rrathë të hollë dhe hidhen mbi kaçkavall. Ena futet në furrë të nxehtë me temp. 250 gradë C. Pas 10 min. largohet nga furra. Vezët tunden me mileram. Shtohet ajka, kripë sipas shijes dhe piper. Kjo masë e përzier hidhet mbi kërpudha dhe prap futet në furrë për afro 20 min. Pritet në katrorë dhe shërbehet e nxehtë. Për t’u prerë më mirë, ftohet, pritet dhe para se të shërbehet nxehet. PËRBËRËSIT: 2 kg. mish të bardhë pule, 1/2 kg. proshutë, 1/2 kg. kaçkavall, 100 gr. shampinjone, 5 vezë, 1/2 kg. ajkë mileram, 1/2 lit. ajkë qumështi, kripë, piper.

(Kosova Sot)