Reçeta e Cekës - Qofte me mish pule

  • 17 July 2017 - 08:28
Reçeta e Cekës - Qofte me mish pule

PËRBËRËSIT: 2 copa mish të bardhë pule, 1 qepë, 2 vezë, 1 lugë gjalpë, kripë, piper dhe vaj për skuqje. Mishi bluhet në makinë mishi së bashku me qepët. Vezët tunden me gjalpë dhe u shtohen mishit të bluar. Shtohen mëlmesat dhe nga masa e përzier mirë, bëhen qoftet e madhësisë së dëshiruar. Qoftet skuqen në vaj të nxehtë dhe shërbehen të nxehta me pure patatesh ose pilaf dhe sallatë stine. 

(Kosova Sot)