< Receta e Cekës- Roladë me bajader - Reçeta - Kosova Sot
 Receta e Cekės- Roladė me bajader

Receta e Cekės- Roladė me bajader

PËRBËRËSIT:

7 vezë, 200 gr sheqer pluhur, 250 gr margarinë, 300 gr lajthi ose arra të bluara, 300 gr biskota të bluara, 3 radhë çokollatë, 3 lugë qumësht. Tunden të bardhat e vezëve me sheqer. Veçan tundet margarina e zbutur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Kësaj mase i shtohen arrat e bluara, biskotat e bluara dhe të bardhat e vezëve të tundura në shkumë të dendur.

Masa përzihet mirë dhe ndahet 1/3 nga masa e përgaditur. Pjesës tjetër i shtohet çokollatë e shkrirë në qumësht dhe përzihet mirë. Në formë- tepsi të ngushtë, të shtruar me plastmasë ose celofan, shtrihet më parë gjysma e masës së përgatitur me çokollatë, mbi të vihet pjesa pa çokollatë, pastaj derdhet dhe rrafshohet pjesa tjetër me çokollatë. Ena futet në frigorifer që të forcohet, pastaj pritet dhe shërbehet me kafe ose lëng sipas shijes.

(Kosova Sot)

14 orë e 47 minuta më parë