Receta e Cekës - Oblandë e mbushur me pemë të thara
Përbërësit:
1 fletë oblande,
100 gr zhele bonbone,
100 gr bajame,
150 gr biskota,
1 lugë marmelatë,
1 e bardhë veze,
100 gr rrush të tharë,
150 gr margarinë,
lëng pemësh.
Oblanda mbështillet në pecetë të lagur që të zbutet. Pemët e thara, bajamet dhe zhele bonbonet priten imët. Biskotat grimcohen dhe ulen në lëng pemësh. Këto të gjitha lidhen me marmelatë dhe vezë. Margarina e zbutur tundet mirë dhe bashkohet me masën e përgatitur. Të gjitha derdhen në oblandë të zbutur dhe mbështillet në roladë. Pasi të ftohet mirë, pritet në afro 25 copë.
(Kosova Sot)