Receta e Cekes: BIFTEK NË BRUMË - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: BIFTEK NĖ BRUMĖ

Receta e Cekes: BIFTEK NĖ BRUMĖ

PËRBËRËSIT: 1 kg biftek, 150 gr proshutë, 200 gr kërpudha, 100 gr kaçkavall, brumë i shkrifët (shih recetën), 1 vezë për lyerje, 1 lugë mustardë, vaj, kripë, piper. Mishit i hidhet piper, lyhet me mustardë, erëza dhe vaj. Vendoset të qëndrojë një orë në vend të ftohtë. Mishi pritet për së gjati në mes, por jo gjer në fund. Proshuta pritet imët, kërpudhat gjithashtu, kurse kaçkavalli kalohet në rende. Me këtë masë të përzier mbushet bifteku. Lidhet mishi me penj kuzhine, kriporet dhe skuqet në yndyrë të nxeht nga të gjitha anët. Mishi i fërguar futet në furrë të nxehtë që të piqet 20 minuta. Ndërkohë zihet brumi, hollohet dhe me të mbështillet bifteku i pjekur. Me pjesët e mbetura të brumit, gatuhen zbukurime në formë luleje ose gërshete dhe vendosen mbi biftek të mbështjellë. Brumi lyhet me vezë të tundur, mbi brumë bëhen dy gavra të vogla, në mënyrë që avulli të depërtojë gjatë pjekjes dhe vendoset në tepsi të përshtatshme të lyer me yndyrë. Ena futet në furrë të nxehtë që të piqet edhe brumi gjersa të skuqet. Sa të ftohet pak, pritet dhe shërbehet me sallatë të përzier.

(Kosova Sot)

18 orë e 3 minuta më parë