Receta e Cekës:Krofne jogurti

  • 16 March 2018 - 08:28
Receta e Cekës:Krofne jogurti

PËRBËRËSIT:

• 3 vezë, • 1 gotë kos ose jogurt, • 14 lugë miell, • 1 qeskë pluhur paste, • vaj për fërgim, • sheqer pluhur.

Tunden të gjithë përbërësit, përpos sheqerit pluhur. Me lugë nxirren krofnet dhe hidhen në yndyrë të nxehtë për t’u fërguar nga të dyja anët gjersa të skuqen. Krofnet e fërguara kalohen në sheqer pluhur dhe shërbehen.

 

(Kosova Sot)