
Reçeta e Cekës: TAVË ELBASANI

PËRBËRËSIT: • 1 kg mish qengji, • 1 kg kos të trashë ose të përzier me ajkë, • 2 lugë gjalpë, • 1 hudhër e shtypur, • 10 kokrra vezë, • 2 lugë miell, • kripë, specall, piper. Mishi pritet në copa racioni, kriposet dhe hidhet në tavë me yndyrë të nxehtë për t’u pjekur. Futet në furrë të nxehtë dhe sa të jetë gjysmë i pjekur, hidhet nga pak ujë i nxehtë gjersa të zbutet mishi. Ndërkohë tunden vezët me kos, shtohen hudhrat e shtypura, mielli i ulur në pak ujë dhe lëng mishi, kripa piperi. Tavës me mish i hidhet një lugë specall, pastaj mbi mish derdhet masa e përzier e vezëve dhe rrafshohet në tërë tavën. Futet në furrë edhe për disa çaste, sa të mpiksen vezët, por të mbesin të buta.
(Kosova Sot)