Receta e Pepës: Krelanë me miell misri

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 10:32
Receta e Pepës: Krelanë me miell misri

Përbërësit:

1 gote miell misri (250 ml)

1 gote miell gruri

100 ml vaj

200 ml jogurt (kos)

2 vezë

1 pluhur për pjekje

kripë

gjalpë

Pregaditja:

Rrahim vezët mirë,shtojmë jogurtin,vajin dhe miellin e misrit.

Shtojmë dhe miellin e grurit të përzier me pluhurin për pjekje dhe kriposim sipas shijës.

Masën e përgaditur e vendosim në tepsi të lyer me vaj ose gjalpë dhe e pjekim në 200 grade për 15-20 minuta.

(Kosova Sot Online)