Gjashtë këshilla për largimin e lythave nga qafa

  • 21 July 2016 - 20:14
Gjashtë këshilla për largimin e lythave nga qafa

E kemi fjalën për ato lythat e vogla, të rrumbullakëta, që janë të buta në prekje, e që kryesisht paraqiten në qafë. Ja disa mënyra natyrore për heqjen e tyre,raporton Gazeta Kosova Sot 

1. UTHULLA E MOLLËS Acidi acetik që gjendet në uthullën e mollës është njëra ndër substancat që më me efikasitet largon këto lytha. Nevojiten disa javë që të ketë sukses trajtimi.

ÇKA JU NEVOJITET? • 1 lugë uthull e mollës; • 1 rrëmojëse dhëmbësh; • 1 duq pambuku; • Shirit ngjitës mjekësor.

ÇKA TË BËNI? Lajeni lëkurën dhe thajeni mirë atë. Gërvishteni lehtazi me rrëmojëse. Njomeni duqin e pambukut në uthull të mollës dhe ngjiteni atë në vendin ku e keni lythin. 2.

VAJ RICINI ME THARM BUKE Kombinimi i vajit të ricinit me tharm buke rezulton me një qull, i cili mund të jetë efikas për largimin e lythave në fjalë.

ÇKA JU NEVOJITET? • 1 lugë vaj ricini; • ½ luge tharm pluhur; • Shirit ngjitës mjekësor.

ÇKA DUHET TË BËNI? Përziejeni vajin e ricinit me tharm, për ta fituar një qull, të cilin e aplikoni në vendin ku gjendet lythi dhe e mbuloni me shirit ngjitës. Shpëlajeni në mëngjes. 3.

LËNGU I ANANASIT Bromelaina është një enzimë e cila gjendet në lëngun e ananasit dhe e cila është shumë efikase për heqjen e këtyre lythave, meqë ka veti antiinflamatore dhe antivirale.

ÇKA JU DUHET? • 1 copë ananas; • 3 pika lëng limoni; • 1 duq pambuku.

ÇKA DUHET TË BËNI? Ndrydheni copën e ananasit dhe shtoni 3 pika lëng limoni. Zhyteni pambukun në atë lëng dhe qiteni mbi lyth. Mbulojeni me shirit ngjitës. Përsëriteni tri herë në ditë.

4. VAJI ESENCIAL I DRURIT TË ÇAJIT Ky vaj esencial është njëri ndër preparatet më efikase për heqjen e këtyre lythave. Vetitë e tij antibakteriale dhe antivirale vrasin shkaktarët patogjenë.

ÇKA JU NEVOJITET? • 3 pika të vajit esencial të drurit të çajit; • Ujë; • 1 duq pambuku.

ÇKA DUHET TË BËNI? Zhyteni copën e pambukut në ujë dhe pastrojeni lëkurën rreth lythit. Qitni 2-3 pika të vajit esencial mbi lyth. Lëreni ashtu, pa e shpëlarë dhe aplikojeni dy herë në ditë, derisa të hiqet lythi.

5. VAJI I RIGONIT Vaji i rigonit përdoret për luftimin e llojeve të ndryshme të infeksioneve, viruseve dhe inflamacioneve të cilat mund ta prekin lëkurën.

ÇKA JU NEVOJITET? • ½ luge vaj rigoni; • 1 duq pambuku. ÇKA DUHET TË BËNI? Zhyteni pambukun në vaj rigoni dhe vendoseni mbi lyth. Përsëriteni dy herë në ditë. 6. KRIPA DHE LËNGU I QEPËS Sulfuri i cili gjendet në qepë përmban veti antibakteriale, të cilat mund të përdoren për trajtimin e këtij problemi.

ÇKA JU DUHET? • 1 qepë; • 1 lugë kripë e detit; • 1 shirit ngjitës.

ÇKA DUHET TË BËNI? Grijeni imtë qepën dhe kombinojeni me kripë. Të nesërmen kullojeni lëngun e qepës dhe përdoreni për trajtimin e lythave. Aplikojeni në vendin e duhur dhe mbulojeni me shirit ngjitës. Përsëriteni 10-12 net. 

(Kosova Sot)