Ide gjeniale që ushqimet t'i ruani të freskëta për kohë më të gjatë

  • 21 October 2016 - 22:17
Ide gjeniale që ushqimet t'i ruani të freskëta për kohë më të gjatë

Shumica prej nesh nuk mendojmë aq shumë kur i shkarkojmë ushqimet dhe i vendosim në frigorifer apo qilar - por në fakt duhet.Me vetëm disa fshehtësi,ushqimet mund t'i mbajmë të freskëta duke mos i lënë të prishen shpejt,raporton Gazeta Kosova Sot

QEPËT MBANI NË QESE PREJ LETRE Qepëve u pëlqen errësira, vendet e ftohta dhe të ajrosura mirë. Mbani qepët e freskëta pa blerë kuti të shtrenjta për t'i ruajtur, me vetëm disa qese prej letre. Krejt çfarë duhet të bëni është të formoni disa vrima të vogla në mënyrë që të depërtojë ajri. Mos u përcaktoni për qese prej plastike, vetëm sa do të prishen më shpejt.

Image

 

MARULET VENDOSINI NË KAVANOZ Ekzistojnë dhe qarkullojnë disa fshehtësi në internet si t'i ruani gjethet e maruleve të freskë- ta dhe të padëmtuara. Disa thonë t'i ruani në disa lecka dhe më pas t'i vendosni në tas për t'i mbajtur të freskëta, derisa të tjerët rekomandojnë t'i futni në qese të frizit. Por, metoda e re më e sigurt është t'i vendosni në një kavanoz prej qelqit. Kjo i mban të freskëta.

Image

 

QEPËT RUANI ME AVOKADO Ekziston një debat rreth asaj nëse duhet apo nuk duhet të ruhen qepët me rriskat e prera të avokados, në mënyrë që të mos dëmtohen. Por, tashmë është dëshmuar se një rriskë qepë e mbajtur pranë avokados nuk dëmtojnë njëratjetrën. Sulfuri, me të cilën qepët lirojnë ndalojnë avokadon nga oksidimi dhe nuk lejon ta ndryshojë ngjyrën dhe të dëmtohet.

Image

 

SHISHEN E GJALPIT TË KIKIRIKËVE MBAJENI ME KOKËN POSHTË Muajin e kaluar, një fshehtësi si kjo e ka pushtuar internetin, që parandalon xhlapin natyral të kikirikëve nga rrjedhja, duke lënë shtresa të vajit nga sipër. Lehtësoni veten nga telashet e rrjedhjes, mos të përmendim të hollat për të hedhur kavanozin sa here ndodh kjo, thjesht duke e mbajtur kavanozin me kokën poshtë, derisa vaji brenda nuk lejon përmbajtjen të shpërndahet.

Image

 

LAGENI DJATHIN ME VAJ A e urreni faktin se sa me vështirësi hapni dhe mbyllni vendin ku e ruani djathin e fortë? Në vend se edhe ju ta bëni një gjë të tillë, porsa ta hapni kutinë e djathit të blerë, e lyeni me një shtresë vaji e më pas e ruani drejt në frigorifer. Në këtë mënyrë djathi nuk forcohet dhe ju nuk keni nevojë të blini shpesh djathin, pasi që mund të forcohet.

Image

 

RUANI MOLLËT BASHKË ME PATATE Avulli prish pemët, por më së shpejti prishen apo dëmtohen mollët, kështu që mollët t'i ruani jashtë kavanozave apo kutive. Në vend të kësaj, ruani në qese plastike në frigorifer. Kur t'i vendosni në qese, vendosni dhe disa rriska të patates, por përkujdesuni të ketë hapësirë për t'u futur ajri. 

Image

 

(Kosova Sot)