Çfarë tregon lëshimi i gazrave për ju?

  • 04 December 2016 - 17:06
Çfarë tregon lëshimi i gazrave për ju?

Shumica e gazrave që njeriu i lëshon është përzierje e dioksidit të karbonit, oksigjenit, ujit, e nganjëherë edhe metanit. Është normale që brenda ditës të lëshoni deri 20 gazra. Gjithçka më shumë se kjo shifër, tregon se mund të keni problem me shëndetin, transmeton gazeta Kosova Sot.

A HANI SHPEJT?

Secilën herë kur përpijmë ushqimin dhe pijet, thithim ajër. Sa më shpejt që e bëjmë këtë, më shumë ajër përpijmë. Pjesa më e madhe e ajrit gjen rrugën përmes sistemit tretës që të kalojë në anën tjetër.

ÇEKUILIBRI I BAKTEREVE TRETËSE

Nganjëherë ilaçe të caktuara, sëmundje dhe infeksione mund ta çrregullojnë sistemin e tretjes dhe metabolizmin që rezulton me gazra të forta. Kjo ndodh sidomos te diabeti.

QUMËSHTI DHE PRODHIMET E QUMËSHTIT

Enzima laktazë, që shkrin sheqerin e qumështit laktozë, në mënyrë natyrale gjendet në mukozën e zorrës së hollë. Nëse niveli i laktozës i ulët, laktoza do të arrijë në zorrë të trashë e patretur. Atje e tretin bakteret dhe më pas formohen problemet me gazrat. 

(Kosova Sot)