Shpëtimtarët kundër hundës së bllokuar

  • 16 January 2017 - 22:30
Shpëtimtarët kundër hundës së bllokuar

Hunda e bllokuar është gjendje që shfaqet shpesh gjatë ditëve të dimrit, e shkaktojnë inflamacionet, ftohjet virusale dhe ajri i thatë. Nëse dëshironi ta zgjidhni këtë problem, ju sjellim gjashtë ilaçet natyrale nga kuzhina,transmeton gazeta Kosova Sot.

VAJI ETERIK I MENTËS

Disa pika vaj eterik të mentës i hidhni në një leckë apo peshqir. E ofroni te hunda dhe merrni frymë thellë, së paku dhjetë herë. Vaji eterik i mentës hap rrugët e frymëmarrjes.

Image

HUDHRA

Thelbin e hudhrës e ndani në copëza dhe e konsumoni me pak bukë, sandviç apo me cilëndo shujtë. Nëse e duroni shijen pikante të hudhrës, e copëtoni dhe për dhjetë herë thithni aromën e saj. Mund edhe ta përtypni, më pas ta pështyni. 

Image

UTHULLA E MOLLËS

Kundër hundës së bllokuar si pasojë e ftohjeve, vloni gjysmë ujë dhe aty shtoni rreth tre lugë uthull të mollës. E lakoni kokën sipër enës, mbuloni kokën me peshqir dhe thellë e thithni avullin. 

Image

UJI I NJELMËT

Kjo është një masë e shkëlqyeshme parandaluese, ndikon edhe te mukoza tashmë e ndaluar. Vloni gjysmë litër ujë dhe shtoni 1 lugë kripë deti. Kur të jetë tretur, lakoni kokën sipër dhe thithni avullin, derisa kokën mbuloni me peshqir. 

Image

RRIKA 

Grini një sasi të vogël të rrikës dhe e përzieni me një lugë mjaltë. Përzierjen e aplikoni në gjuhë dhe para se ta përpini, merrni frymë thellë përmes hundës nja dhjetë herë. 

Image

RRËNJA E MËLLAGËS SË BARDHË 

Rrënjën e mëllagës së bardhë e copëtoni në copëza dhe e hidhni në një litër ujë të ngrohtë. E lini të qëndrojë ashtu për rreth 30 minuta, më pas e zieni. Ulni kokën sipër enës, mbuloni me peshqir dhe merrni frymë thellë. 

Image

 

 

(Kosova Sot)