Lakra turshi shkrin kilogramët

  • 17 January 2017 - 13:35
Lakra turshi shkrin kilogramët

Është e vështirë t'i bëhet ballë tryezës me plot ushqime e të ruhet linja e trupit. Prandaj, kërkoni ndihmë nga lakra turshi dhe binduni në fuqinë magjike që ka. Një kilogram lakër turshi përmban 186 kalori, që e shkrini për 40 minuta shëtitje ose 15 minuta vrapim. Dihet fare mirë se lakra turshi është minierë e vërtetë me vitamina, sidomos me vitamina C dhe hekur, fosfor, kalcium e magnez, që e bën ushqim ideal në ditët e dimrit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Pos kësaj, falë vitaminës C dhe fitonutrienteve që i fitojmë gjatë fermentimit, lakra turshi përmirëson sistemin imun dhe ndikon si probiotik i vërtetë. Lakra turshi ka vlerë të ulët me kalori, krejtësisht 18 kalori në 100 gramë. Lakra turshi është e dobishme edhe për tretje. Përmban baktere të shëndetshme, që e forcojnë sistemin imun, parandalon përhapjen e "E.coli", salmonelës dhe kandidës dhe ndihmon në luftën kundër radikalëve të lirë. Një gotë me lakër turshi përmban: o 44 kalori; o 2,2 g proteina; o 0,4 g yndyra; o 6,8 g karbohidrate; o 8 g fibra; o 18 mg vitamina C. Ky ushqim i shëndetshëm ndihmon tretjen, përdoret edhe në zgjidhjen e problemit me kapsllëk kronik. 

(Kosova Sot)