Kanella dhe sherbela së bashku, më të forta se secila kimi: Këto 3 receta duhet t'i ruani për mbarë familjen

  • 23 January 2017 - 16:26
Kanella dhe sherbela së bashku, më të forta se secila kimi: Këto 3 receta duhet t'i ruani për mbarë familjen

Gjatë dimrit, shumica prej nesh më me dëshirë do të flinin si një ari, sepse me dimrin vjen sezoni i gripit, ftohjeve dhe inflamacioneve të ndryshme. Atëherë edhe ordinancat janë përplot me pacientë, e para se të ndodhë kjo, është më mirë që ilaçet që i kanë përdorur gjyshet tona t'i aplikojmë për të përzënë sëmundjet nga shtëpia. "Përse të vdesë njeriu kur ekziston sherbela", kishte pyetur Hipokrati. Sherbela (lat. Salvia officinalis) është e mirë sidomos për fytin, infeksionet, organet e frymëmarrjes dhe infeksionet në gojë. Është e dobishme edhe për infeksionet në lukth dhe problemet në zorrë, ndihmon edhe te temperatura, ethet dhe dhimbjet në trup që shfaqen në fillim të ftohjes dhe gripit. Ka efekt kundër baktereve, kërpudhave dhe vepron kundër viruseve. Nga ana tjetër, është dëshmuar se kanella mundet të vrasë shumicën baktereve, madje edhe ato më rezistente ndaj antibiotikëve standard. Prandaj, nuk do të ishte keq t'i provoni disa nga këto receta,raporton Gazeta Kosova Sot

RAKIA NGA SHERBELA Rreth 250 gr gjethe të sherbelës i furni në 1,5 litër raki. I lini që të qëndrojnë për rreth tri javë, i procedoni dhe përzieni me 1,5 kg mjaltë bagremi. E derdhni në shishe prej qelqit dhe e lini të qëndrojë edhe për tri javë. Kohë pas kohe e përzieni, e kur të kalojë kjo kohë e paraparë, çdo ditë e pini nga pak. TINKTURË

NGA SHERBELA PËR PARANDALIM TË SËMUNDJEVE Në një decilitër alkool 70 për qind hidhni 20 gramë gjethe të imtësuara të sherbelës. E lini të qëndrojë së paku një muaj në një vend të ngrohtë. Procedoni dhe e shpërndani në shishe. Nga 10 deri 15 pika tinkturë shtoni në pak ujë, lëng ose çaj tre herë në ditë. Fëmijët dhe gratë shtatzëna mos ta përdorin.

SHERBELA DHE KANELLA KUNDËR BRONKITISIT Tretni dy lugë sheqer, e derdhni në gjysmë litër qumësht. Kur të ketë vluar, e hiqni nga zjarri dhe ia shtoni sherbelën e imtësuar dhe gjysmë lugë kanellë. E lini të qëndrojë dhjetë minuta, procedoni dhe pini tre herë në ditë.

(Kosova Sot)