Qasje e re në diabet, tipin 1

  • 23 January 2017 - 18:57
Qasje e re në diabet, tipin 1

Të gjeturat nga "Ospedale San Raffaele", Milano, tregojnë në ndryshimet specifike në sistemin tretës te personat me diabet, tipin 1. Siç shkruan revista "Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism", këto ndryshime bazohen në ndryshimet e disa substancave të baktereve në zorrë dhe në proceset inflamatore në zorrën e hollë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ekspertët pohojnë se këta faktorë mund të ndikojnë në zhvillimin e diabetit, tipit 1. Të dhënat e reja vijnë pas hulumtimit të 54 të anketuarve, prej të cilëve 19 kishin diabet, tipi 1. Ekspertët italianë besojnë se si të dhënat e tyre ndihmojnë në zhvillimin e tretmanëve për personat me rrezik të shtuar për zhvillimin e diabetit, tipi1. 

(Kosova Sot)