6 ushtrime të thjeshta për të përmirësuar tretjen

  • 24 January 2017 - 21:08
6 ushtrime të thjeshta për të përmirësuar tretjen

Ushtrimet e rregullta janë një nga shprehitë më të rekomanduara për të pasur një shëndet të mirë fizik dhe mendor. Ky lloj i aktivitetit përkrah sistemin e trupit dhe në shkëmbim është mënyra më e lehtë për të hequr qafe kaloritë shtesë dhe yndyrën. Janë shumë lëvizje që ndihmojnë në reduktimin e fryrjeve dhe minimizojnë vështirësitë me tretjen. Mund t'i provoni ushtrimet e tilla kudo,transmeton gazeta Kosova Sot.

USHTRIMI I GJURIT PRANË GJOKSIT

Ky ushtrim është një ndër më të mirët për të luftuar fryrjen abdominale dhe gazrat. Si ta bëni: • Shtrihuni në shpinë, me këmbët e zgjatura dhe duar anash trupit tuaj. • Merrni frymë thellë dhe ngadalë gjunjët i sillni te gjoksi. • Mbani dy këmbët me duart dhe provoni t'i ofroni sa më pranë gjoksit. • Sigurohuni që shpina juaj dhe kraharorët të qëndrojnë drejt në dysheme. • Mbani këtë pozicion për një minutë, merrni frymë ngadalë.

Image

POZITA E FËMIJËS 

Pozita qo qëndrimi i fëmijës është aktivitet relaksues që përkrah muskuj e shpinës dhe këmbëve. Duke praktikuar këtë qëndrim zvogëloni simptomat e shkaktuar nga kapsllëku dhe vështirësitë tretëse që ndërlidhen me stresin. Si ta bëni: • Uluni në gjunjë, mbështetuni dhe pozicionohuni në atë mënyrë që gishtat e mëdhenj të janë së bashku prapa juve. • Merrni frymë thellë dhe lironi frymën e lakohuni me duart përpara. • Mbani qafën e relaksuar dhe ballin thuajse po fshini dyshemenë. • Mbani pozitën për një minutë.

Image

ULUNI ME SHPINËN DREJT

Ky qëndrim ju lejon ta rritni fleksibilitetin e trupit tuaj, ta përmirësoni abdomenin dhe të bëni presin organeve të tretjes për të stimuluar hedhjen e mbetjeve të dëmshme. Si ta bëni: • Uluni në një qilim dhe formoni një kënd prej 90 shkallë me boshtin dhe këmbët e zgjeruara. • Më pas përkulni gjurin e djathtë ngadalë dhe ktheni ijën në të djathtë. • Përdorni gjurin e majtë si mbështetje para gjurit të djathtë dhe tentoni të arrini shpinën pa ndier dhimbje. • Mbani këtë pozitë për 30 sekonda, pushoni dhe përsëriteni dhe në anën e kundërt. 

Image

PUSHIMI GALIÇ

Ky lloj i qëndrimit lufton gazrat, redukton inflamacionet dhe simptomat e tjera me çrregullimin në tretje. Përmirëson ekuilibrin po ashtu. Si ta bëni: • Qëndroni drejt me shputën dhe ijën ndaras. • Lakoni gjunjët pak dhe ijën i vini prapa thuajse po uleni në karrige. • Ngrini dy duart sipër kokës dhe tentoni ta mbani këtë pozitë për një minutë. • Merrni frymë thellë dhe lirojeni atë ngadalë deri në fund të ushtrimit.

Image

URA

Ura është ushtrim apo pozitë e thjeshtë që ndihmon abdomenin, këmbët dhe kofshët. Duke e bërë këtë pozë rregullisht ulni tensioni, dhimbjet në shpinë, problemet e zakonshme me stomak. Si ta bëni: • Shtrihuni në shpinë me gjunjët dhe shputat në dysheme. Më pas ngrini ijët dhe mbështetni trupin tuaj duke vendosur duart prapa. • Mbani kolikun e ngritur për rreth 30 sekonda dhe kthehuni në pozitën startuese. 

Image

TREKËNDËSHI I ZGJERUAR

Ky ushtrim është mënyrë interesante për të relaksuar ijët dhe nyjat i gjunjëve. Si ta bëni: • Qëndroni drejt me këmbët zgjeruar. • Ndani hapin rreth një metër me një hap nga anash. • Merrni frymë dhe ngrini duart në lartësinë e krahut me shuplakat poshtë. • Këmbën e majtë e ktheni në 90 shkallë, derisa të djathtën për 60 shkallë, në të majtë. • Nxjerr frymën dhe ngadalë anoni kah ana e majtë. • Rrëshqisni dorën e majtë sipër këmbës së majtë dhe uluni sa të mundeni. • Ktheni qafën të shikoni dorën e djathtë të ngritur. • Vazhdoni të merrni frymë dhe mbani këtë pozitë për 20 deri 30 sekonda.

Image

 

(Kosova Sot)