Këto ushqime në mënyrë natyrale zhbllokojnë arteriet tuaja

  • 20 February 2017 - 20:15
Këto ushqime në mënyrë natyrale zhbllokojnë arteriet tuaja

Këto gjashtë ushqime është dëshmuar se janë më të efektshmet në zhbllokimin e arterieve dhe që parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve serioze, trasmeton gazeta Kosova Sot

(Kosova Sot)

LËNGU I BORONICAVE TË KUQE

Lëngu i boronicave të kuqe nuk është i dobishëm vetëm për veshkat, por edhe një shkrirës i kolesterolit. Ju nevojitet që të pini së paku 3 gota lëng në javë. Përbërësit organikë në lëngun e boronicave të kuqe kanë aftësinë e rritjes së mundësisë së qelizave për absorbimin e yndyrës. 

Image

 

HUDHRA

Dobitë shëruese të hudhrës janë mirë të dokumentuara. Përdoret në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë menaxhimin e shtypjes së lartë të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Përbërësit në hudhër është dëshmuar se parandalojnë kalcifikimin e arteries koronare. 

Image

DOMATET

Shkencëtarët nga Koreja kanë zbuluar se përbërësi likopen në domate ndihmon në parandalimin e forcimit të arterieve. Likopoeni po ashtu është përbërës që jep ngjyrën e kuqe domateve, e studimet tregojnë se femrat që posedojnë nivel të lartë të likopenit në gjakrrjedhje, më pak rrezikohen nga bllokimi i arterieve. 

Image

 

SHEGA

Shega përmban antioksidues të fortë, që ndihmojnë në parandalimin e forcimit të arterieve. Forcimi i tyre zakonisht shkakton dëmtimin e enëve të qarkullimit të gjakut. Përbërës të fuqishëm në shegë po ashtu parandalojnë progresin e arterosklerozës dhe gjendjeve të tjera.

Image

SPINAQI

Spinaqi ofron sasi të madhe të acidit folik dhe kalium, nutriente këto që ndihmojnë në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut. Kjo perime me gjethe të gjelbër liron arteriet nga akumulimi i kolesterolit të keq. Luteina është një komponent tjetër, që mbron sytë nga degjenerimi makula.

Image

RRUSHI

Rrushi është i pasur me flavonoide, resveratrol dhe kuercetinë, të gjitha funksionojnë si antioksidues, që parandalojnë stresin oksidues, që është shkaktari kryesor në formimin e kolesterolit në muret e arterieve. Rrushi ndihmon edhe në reduktimin e rrezikut për mpiksje të gjakut, që shkakton sëmundjet e zemrës.

Image