Salmonela e vret kancerin

  • 22 February 2017 - 21:44
Salmonela e vret kancerin

Shkencëtarët në Korenë Jugore kanë zhvilluar një formë të salmonelës, e cila i sulmon qelizat e tumoreve, por qelizat e shëndetshme nuk i prek. Ky është studimi i fundit në drejtim të fushës së re trajtuese me emrin "bakterioterapia". Te minjtë që ishte përdorur ky tretman me salmonelën, ishte zvogëluar madhësia e tumoreve, trasmeton gazeta Kosova Sot

Po ashtu, në këtë proces, salmonela kishte ndaluar së sulmuari qelizat e shëndetshme, por se ishte kthyer kundër atyre kancerogjene. Në kushte laboratorike, me rastin e injektimit të salmonelës në gjakrrjedhje të minjve me kancer në zorrë të trashë, ishte vërejtur se madhësia e tumorit ishte zvogëluar.

(Kosova Sot)