Zgjidheni problemin e tretjes jo të mirë në mënyrë natyrale

  • 23 February 2017 - 16:28
Zgjidheni problemin e tretjes jo të mirë në mënyrë natyrale

Mostretja mirë e ushqimit jua prish ditën derisa barkun jua bën të ndjeshëm dhe zorrët jua irriton. Për më shumë, është edhe kjo ndjenja e fryrjes që jua fryn stomakun.Lajmi i mirë është se tretjen jo të mirë mund ta trajtoni në mënyrë krejt natyrale, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

ÇAJI I BIMËVE Ilaç natyral për ta luftuar tretjen e keqe është të pini çaj të bimëve pas secilës shujtë. Përcaktohuni për çajin që e pëlqeni më shumë dhe hidhini disa qeska në ujin e vluar. E lini të qëndrojë për disa minuta, më pas e pini. Ekspertët rekomandojnë çajin e kamomilit dhe mentës. 

Image

UTHULLA E MOLLËS Nëse e vëreni veten se e keni tepruar me ushqim, përgatituni që ai të mos tretet si duhet. Një fshehtësi për ta luftuar këtë gjendje, porsa të keni ndier simptomat e para është të merrni një lugë uthull molle, të përzier me gjysmë gotë ujë. Kjo e ndihmon tretjen dhe parandalon fryrjen e stomakut. 

Image

VAJI I MENTËS Një tjetër ilaç natyral që lehtëson tretjen është vaji i mentës. Duke marrë një deri dy kapsula me këtë vaj në ditë, mund të ndihmojë në reduktimin e spazmës në zorrë dhe shmang irritimet. Mund të përcaktoheni edhe për çaj të mentës po ashtu. 

Image

SODA E BUKËS Tretja nuk bëhet si duhet atëherë kur keni shumë acide në stomak. Zgjedhje e mirë është soda e bukës, e cila me lehtësi i neutralizon acidet. Vetëm përzieni një gjysmë luge sodë të bukës në gjysmë gote me ujë dhe e pini. Kjo përzierje ndihmon edhe te fryrjet, që është efekt anësor i tretjes jo të mirë.

Image

FARAT E LIRIT Konsumimi i ushqimeve të yndyrshme dhe atyre pikante nxit mostretjen, e me këtë problem lehtë merren farat e lirit. Mund t'i thani disa fara të pjekura, më pas t'i shtypni dhe t'i shndërroni në pluhur dhe t'i konsumoni bashkë me një gotë ujë. Duhet t'i konsumoni dy herë në ditë për të ndier lehtësim. 

Image

QIMNONI Një tjetër ilaç interesant për mostretjen e ushqimit është qimnoni. Kjo erëz vite rresht merret me shumë tretmanë, si te fryrjet, mostretjen dhe gazrat. Studimet tregojnë se qimnoni ndihmon në rritjen e enzimave pankreatike që janë të nevojshme për përmirësimin e tretjes. Vetëm përzieni një lugë fara të pjekura, më pas të shtypura, me një gotë ujë. 

(Kosova Sot)