Karota mbron zemrën, forcon imunitetin, parandalon kancerin

  • 21 March 2017 - 13:03
Karota mbron zemrën, forcon imunitetin, parandalon kancerin

Të gjithë pëlqejmë të hamë karotë, të zier, të freskët, njëjtë. Është ndër ushqimet më të pasura me provitaminë A, përfshirë këtu edhe alfakarotinë dhe betakarotinë, që mund të shndërrohen në formë aktive në vitaminë A, që ka ndikim në shikim dhe sistemin imun. Nëse jeni në dyshime për sa i përket konsumimit të karotës, është më mirë ta hani të zier në të njëjtën sasi sa edhe të papërpunuar. Karotina nga karota ndikon pozitivisht në lëkurën e thatë të njeriut, pastaj ndikon pozitivisht edhe te thonjtë e thyer, flokët dhe përmirëson shikimin. Karota ju ofron fortësinë dhëmbëve, eshtrave, mbron sistemin nervor, trupit i ofron rezistencë ndaj infeksioneve dhe i ofron vitalitet. Është e shkëlqyeshme kundër kapsllëkut dhe ndikon mirë në punën e mëlçisë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Po ashtu, lëngu i karotës heq acidet shtesë nga lukthi. Këto janë disa nga përparësitë e përdorimit të afratës: • Ul rrezikun nga sulmi në tru për 40 për qind, • Mbron shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, • Forcon sistemin, • Pastron organizmin, • Mbron nga disa lloje të kancerit, • Është e mirë për shikim, • Ndihmon te pagjakësia dhe sëmundjet e shkaktuara si pasojë e mungesës së vitaminave. 

(Kosova Sot)